Çka është IVF,ICSI?
IVF- In Vitro- Fertilizimi është mbarësim jashtëtrupor për të cilin në praktikë përdoret shkurtesa IVF, që nënkupton fertilizimin e qelizave vezë me spermatozoidet e bashkëshortit në kushte laboratorike. IVF realizohet tek infertiliteti femëror në rastet kur ejakulati/sperma ka numër normal të spermatozoideve dhe lëvizshmëri të mirë. Kjo është një procedurë ku spermatozoidet barten në mediumin i cili përmban qelizat vezë, pra spermatozoidi e fertilizon qelizën vezë në mënyrë natyrale.
ICSI – realizohet kur një spermatozoid i vetëm injektohet në qelizën vezë me ndihmën e mikromanipulatorëve . ICSI realizohet në rastet kur kemi të bëjmë me infertilitetin mashkullor, do të thotë kur kemi numër të zvogëluar të spermatozoideve në ejakulat e quajtur Oligozoospermi, në rastet me lëvizshmëri të dobët të spermatozoideve e njohur si Asthenozoospermi, dhe kur kemi morfologji të dobët e quajtur - Teratozoospermi.
1. PESA - Percutaneous Epididymal Sperm Aspiration.
2. TESA - Testicular Sperm Aspiration.
3. TESE - Biopsia Testis.
Spermatozoidet e ekstrahuar përgatiten në mediume të caktuara dhe përmes mikromanipulatorëve injektohen një nga një në qelizat vezë. IVF tretmani është një procedurë e gjatë e cila kërkon përkushtim të çiftit bashkëshortor dhe ekipit. Rezultati i këtij tretmani është i lidhur drejtpërdrejtë me moshën e gruas dhe rezervat ovariale të saj.